Është zyrtare; Ezekjel Laveci I thotë lamtumirën futbollit

Ezekjel ‘Pocho’ Laveci I thotë lamtumirën futbollit të luajtur. Ish sulmuesi I Napolit zyrtarizoi tërheqjen nga fushat e lojës në moshën 34 vjecare dhe këtë e bëri teksa postoi komunikatën e tij në rrjetet sociale përpara ndeshjes së fundit të luajtur me Hebei CFFC.

‘Do të jetë ndeshja ime e fundit si futbollist profësionist-shkruante në postimin e tij Laveci-kam qenë shumë I lumtur brenda fushave të lojës, largohem duke e ndjerë veten se kam qenë I dobishëm. Faleminderit të gjithëve përtë gjithë afeksionin’.

Laveci u aktivizua në kampionatin kinez për 3 sezone e gjysmë duke shënuar 35 gola. Ndërsa me fanelën e Napolit argjentinasi u aktivizua në 2007-2012 duke luajtur 156 ndeshje me 38 gola të shënuar për të fituar një Kupë të Italisë. Me përfaqësuesen argjentinase ai ka akumuluar 51 ndeshje me 9 gola të shënuar dhe ka arritur vendin e dytë në Botërorin e vitit 2014

Ndërkaq tifozët kinezë, me rastin e ndeshjes së tij të fundit e nderuan Lavecin teksa shfaqën në shkallët e stadiumit një banderolë të madhe ku shkruhej: Legjendat nuk vdesin kurrë, nuk do të harrohen kurrë. Kurse tifozët e Napolit në rrjetet sociale kërkojnë një ndeshje lamtumire për Lavecin në San Paolo.

Sfidanti.al