Arsen Venger e humbi veten gradualisht, dhe që nga viti 2005, trajneri francez u ezaurua pak nga pak, derisa ishte e pamundur të fitonte trofe të mëdhenj. Arsenalit i duhet të kthehet sërish në epokën para vitit 2004 për të qenë një skuadër e madhe, por që ta bëjë këtë i duhet një trajner “për të qenë”. Unai Emeri duket se i ka ditët të numëruara, ndërsa tifozët nuk e duan dhe në një kohë që yjet janë gati të largohen, dhe klubi besohet se ka gjetur një pasardhës.
Ky është Nunjo Espirito Santo, tekniku portugez i Uolvesit, që po bën gjëra të mëdha me klubin tashmë modest. Ai e nisi punën me Uolvesin në kategorinë e dytë, duke dalë kampion dy vjet më parë, e duke u kualifikuar për në Ligën e Europës me vendin e 7-të në Premier Ligë, sezonin e kaluar. Pasi kaloi raundet eleminatore dhe eleminoi Torinon në plej of, 45-vjeçari po paraqitet shumë mirë në Europë, dhe kjo po vlerësohet tek Arsenali. Kandidat është edhe Maurisio Poçetino, por Nunjo cilësohet si njeriu më i përshtatshëm.
Sfidanti.al