Është mik me Maduron, Maradona, trajner I Venezuelës?

Diego Armando Maradona mund të kthehet në drejtimin e një kombëtareje nga Amerika Latine. Trajneri aktual I Himnasias është një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e përfaqësueses venezueliane për të zëvendësuar trajnerin Rafael Dudamel që kishte dhënë dorëheqjenn.

Dudamel e bëri të ditur largimin e tij nga pankina e Venezuelës nëpërmjet një komunikate, 90 ditë para fillimit të fazës kualifikuese të Botërorit të 2022 dhe sipas medias vendase, stoli I Venezuelës  mund t;I ofrohet Maradonës. Për El Pibe De Oron në këtë pikë do të jetë e vështirë të refuzojë një telefonatë te presidentit të Venezuelës , Nikolas Maduro të cilin ai e konsideron si mikun e tij.

Në të kaliuarën , Maradona në shumë raste është fotografuar me Maduron dhe një flamur të Venezuelës duke e mbështetur atë që nga koha kur ai ishte trajner I Dorados së Sinaloas duke u ndëshkuar edhe me një gjobë.

Sfidanti.al