Kulusevski ngel në provimin e juventinitetit: Del Piero e Ronaldo? Më mirë Toti e Messi

Tani që firmosi me Zonjën e Vjetër, do të përgjigjej ndryshe, por blerja më e re e Juventusit që nga qershorit, Dejan Kulusevski duket se nuk ka qenë I tërhequr nga e kaluara dhe e tashmja e Juventusit. Në një intervistë të dhënë përpara se të mësonte që e ardhmja e tij do të ishte në Torino, mesfushori I ri suedez snoboi 2 idhuj të tifozëve juventinë, Aleks Del Pieron dhe Kristiano Ronaldon

Ai e bëri këtë teksa u përgjigj në programin ’10 pyetje’ të televizionit suedez SVT Sport. ‘Toti apo Del Piero. Toti. Messi apo Kristiano Ronaldo? Messi. Skuadra e preferuar kur ishe fëmijë? Celsi’.

Me pak fjalë, Kulusevski mbeti për në qershor në provimin e juventinitetit, megjithatë dicka e shpëton nga ngelja në klasë teksa deklaroi se idhulli I tij është Ibrahimovic që e ka një të kaluar bardhezi

Sfidanti.al