Është e konfirmuar, Neymar e Thiago Silva janë në Brazil

Burime pranë Neymar konfirmojnë se sulmuesi I Paris Saint Germainit gjendet në Brazil në zonën Mangaratiba ku zotëron edhe një villë. Sulmuesi mbërriti në vendlindje me një avion privat dhe po sipas këtij burimi ai kishte marrë autorizimin nga klubi parizien dhe pas disa ditësh ai do të spostohet nmë bregdetin paulist në Guaruja ku edhe aty zotëron një banesë.

Kjo ndodhi edhe pse në Brazil kanë filluar të merren masat për të kufizuar lëvizjen e personave. Por Neymar nuk është I vetmi që është transferuar në Brazil në këtë periudhë pandemie. Edhe shoku I tij I skuadrës, Thiago Silva, u kthye në vendlindje me avion privat. ‘Jemi të gjithë mirë, por preferojmë që të qëndrojmë këtu sepse në Francë situata u bë shumë e vështirë-tha bashkëshortja e Thiago Silvës, Isabele-në Paris dyqanet u boshatisën, munda të bëja pak blerje dhe dalja mund të ishte rrezik për shëndetin. Për fat arritëm të gjenin fluturimin e fundit për të ardhur këtu. Prioriteti ynë është të mbrojmë familjen’

Sfidanti.al