Coronavirus, edhe Turqia dorëzohet; sporti ndalon për një muaj

Super Liga Turke, një prej kampionateve të fundit evropianë që zhvillonte ndeshje duke shkaktuar edhe zemërimin e Obi Mikel, më në fund dorëzohet dhe u bashkohet Ligave të tjera të Kontinentit të Vjetër. Ministri turk I Sporteve, Muharrem Kasapoglu bëri të ditur ndërprerjen e kampionatit turk dhe të gjitha disiplinave të tjera sportive për të paktën 1 muaj.

Vendimi I Federatës Turke u komunikua menjëherë pas përfundimit të një mbledhjeje. Deri tani autoritetet turke kishin vendosur që ndeshjet të luheshin me dyer të mbyllura deri në fund të muajit prill, por disa lojtarë e trajnerë, mes të cilëve edhe tekniku I Galatasarayit, Fatih terim kërkuan pezullimin e turneut.

Sfidanti.al