Solidariteti I Neville e Giggs: Hotelet tanë, falas për mjekët

Legjendat e Manchester United, Gary Neville dhe Ryan Giggis, konfirmohen kampionë edhe në solidaritet. Në këtë periudhë emergjence për Covid 19, dy ish futbollistët vendosën të vënë falas në dispozicion të mjekëve dhe personelit shëndetësor dy hotelet që kanë në pronësi të tyre në Manchester, duke e mbyllur për publikun për të liruar 176 shtretër

‘Duhet të tregojmë solidaritet me personat që kanë më shumë nevojë-tha Nevillë-nga kjo situatë do të dalim më të fortë, si sipërmarrje dhe si komunitet’

Hotelet e Neville dhe Giggs që janë në dispozicion të punonjësve në sistemin shëndetësor kombëtar britanik janë ‘Hotel Football’ dhe ‘Stock Exchange’ të cilët ditën e diel do të mbyllen për publikun dhe 176 shtretërit që do të lirohen krejtësisht do të jenë falas për personelin shëndetësor.

Nuk është hera e parë që këto 2 legjenda kryejnë gjeste solidarietit. Në 2015, kur blenë pallatin e vjetër të bursës në Manchester për ta shndërruar në hotel luksoz u deshën të bënin me një grup personash të pastrehë që kishin zënë ndërtesën për të kaluar dimrin. Giggs dhe Neville hoqën dorë nga kërkesa për evakuim të personave duke e lënë strukturën në dispozicion të këtye të pastrehëve deri në daljen e dimrit

Sfidanti.al