Bënë ‘trimëri’, injoruan karantinën, Serbia denoncon Jovic dhe Ninkovic

Futbollistët serbë, Luka Jovic I Real Madrid dhe Nikola Ninkovic I Ascolit kanë injoruar vetizolimin e detyruar teksa u kthyen në Serbi dhe për këtë arsye u denoncuan nga forcat e rendit në bazë të normave të reja të vendosur në vendin ballkanas për të frenuar përhapjen e Coronavirusit, lajm ky që u bë I ditur nga mediat serbe.

Në mënyrë të vecantë është folur për Jovic I cili braktisi karantinën e Realit të Madridit për të ardhur  në Serbi për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij, Sofija Milosevic. Ajo që kritikoi kthimin në vend në këtë periudhë epidemie ishte kryeministrja serbe Ana Brnabic.

‘Kemi shembujt negativë të sdisa yjeve të sportit tonë që fitojnë miliona dhe që nuk respektojnë vetizolimin e detyrueshëm-tha Ana Brnabic pa përmendur emra.

Ndërsa Ministri I Brendshëm, Nebojsa Stefanovic konfirmoin denoncimin e bërë për disa sportistë, por edhe ky nuk përmendi emra. ‘Denoncuam disa eksponentë të njohur të sportit, do të përgjigjen para gjykatësve-tha Stefanovic.

Sfidanti.al