Ëndrra e parealizuar e  Blaterit: Cmimi Nobel i Paqes për FIFA-n .. e tij!?

Sado që kjo duket joreale, ironike dhe non sens, por kjo është e vërtetë. Dhe e dini se kush person donte që FIFA-s t’i jepej ky çmim super prestigjioz? Vetë ish-presidenti i saj Sep Blater, një njeri i krimbur dhe i zhytur në skandale, ku ai përfshiu edhe vetë “shtëpimë më të madhe të futbollit” në botë, FIFA, nga e cila atë e dëbuan, për shkak të transferimeve të paligjshme të parave, sidomos, në adresë të presidentit të UEFA-s, Mishel Platini. “Jam takuar me përfaqësues të organizatës së Cmimit Nobel të Paqes dhe, me të vërtetë, jam interesuar që FIFA-s t’i jepej ky çmim prestigjioz, por jo për vete, por për futbollin dhe për FIFA-n si lëvizje”, thotë Blateri në një prononcim të tij të fundit publik.

Në një nga arsyetimet kryesore se përse jepet Cmimi Nobel i Paqes, thuhet: “Cmimi i Paqes i jepet çdo vit (me disa përjashtime) një personi ose personave që kanë bërë më shumë për vendosjen e lidhjeve mes kombeve”. Dhe ne po ju sjellim më poshë një shembull sesi FIFA, gjatë kohës së Blaterit, i bashkonte kombet:

Zëvendëspresidenti i organizatës më të madhe të futbollit në botë, Xhek Uorner, vidhte donacionet e Australisë që luftonte të bëhej mikpritëse e Botërorit 2022 dhe, më pas, pranoi një ryshfet disamilionësh nga Katari që “fitoi” të drejtën e organizimit të këtij Botërori?!

Sfidanti.al