Tani që tregu i transferimeve sapo ka filluar dhe po hyn në pikun e tij, “Telegrafi” anglez ka bërë një liste të 50 talenteve më të mëdhenj të futbollit në botë. Në fakt, bëhet fjalë për futbollistë më të rinj sesa 21 vjeç, ndërkohë që shumica e tyre luan në Evropë dhe disa prej tyre janë akoma anonimë. Në krye të listës, ndodhet ylli i Monakos, Kilian Mbsape, që, gjatë sezonit të fundit, me të vërtetë, “shpërtheu” dhe gjatë kësaj periudhe të transferimeve mund të thyejë rekordin botëror sa i përket çmimit të shitblerjes.
Në pesëshën e parë, bëjnë pjesë, krahas Mbapes, Gabriel Zhesus, Osman Dembele, Dele Ali dhe Leroj Sabe, ndërkohë që portieri i talentuar italian, Xhixho Donarmuna, ndodhet në vendin e 8-të.
Sfidanti.al