Ende probleme per Karius; Beshiktashi mendon ta ktheje te Liverpuli

Vazhdon momenti i veshtire per Loris Karius. Duket se gafat e bera ne finalen e Liges se Kampioneve ndaj Realit te Madridit jane vertet nje mallkim i vertete per te qe vazhdon ta perndjeke edhe pse ai eshte larguar tashme nga Liverpuli.

Portieri gjerman gjate muajve te veres firmosi me Beshiktashin ku kaloi ne forme huazimi, por duket se edhe ne kampionatin turk atij nuk po i shkojne mire gjerat.

Ne fakt sipas medias ne Turqi, drejtuesit e Beshiktashit kane mbetur te zhgenjyer nga paraqitjet e Karius ne fushen e lojes dhe po mendojne qe ta kthejne portierin serish ne radhet e Liverpulit.

Sfidanti.al