Fetel e pranon: 2018, nje nder vitet me te veshtire per mua

Sebastian Fetel edhe kete vit e humbi betejen me Hamilton per titullin boteror te Formula 1. Piloti gjerman, ne nje interviste per revisten Autosport pershkoi sezonin aktual te tij ne kete kampionar duke e perkufizuar 2018 si nje nder vitet me te veshtira te tij.

‘Ishte padyshim nje vit ndryshe nga te tjeret-tha Fetel-tashme nuk kemi me asnje shans per titullin per pilote, por nuk duhet te harrojme se jemi ende ne gare per titullin per konstruktore. Kemi ne dispozicion nje makine te shpejte qe mund te fitoje gara. Nese per mua ky ishte nje vit i veshtire, per skuadren sezoni ishte i mire’.

Me pas Fetel sqaroi se e kuptoi qe do ta kishte te veshtire per te fituar titullin ne Çmimin e Madh te Singaporit dhe jo ai i Monzes apo Gjermanise ku ai beri gabime qe i kushtuan fitoren.

‘Qe nga GP Singapor nuk mundem me te mbanim ritmin e Mercedes-vijoi Fetel-me pas ndodhen gjera te tjera dhe ketu perfshihen edhe gabimet e mia, qe sigurisht nuk na ndihmuan aspak. Por kjo eshte pjese e lojes’.

Sfidanti.al