Emra të mëdhenj trajnerësh në listën e dëshirave të Interit

Mediumet italianë shkruajnë se Interi po i shton kandidatë të rinj listës së trajnerëve potencialë për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që ky klub ëshë i vendosur që të sjellë ndonjë emër të madh. Interi shkarkoi Stefano Piolin dhe është vënë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin tjetër. Fillimisht, u fol për Diego Simeonen, Antonio Konten dhe Luçiano Spaletin, por, ditët e fundit, kanë dalë edhe dy emra të tjerë të rinj të mëdhenj. Një nga kandidatët është trajneri i Totenhemit, Maurisio Poketino.

Sipas “Skaj Sportit” italian, Interi është gati që t’i ofrojë atij një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh që është dy herë më shumë sesa ai merr, aktualisht, te Totenhemi. “Tuttomerkato”, ndërkohë, publikon lajmin se kandidat për tek Interi është edhe trajneri aktual i Barcelonës, Luis Enrike, që do të largohet, në fund të sezonit, nga klubi katalonjas, ndërsa ai ka përvojë në Serinë A italiane, pasi një vit ka drejtuar Romën.

Sfidanti.al