Çmimi i Madh i Spanjës në Formula 1 na la një nga imazhet më të trishtuara të këtij sezoni në atë që konsiderohet si një nga startet më të ndezur të garës. Në kthesën e parë, Bottas preku lehtë Raikkonen me këtë të fundit që u përplas me Verstappen duke dalë edhe nga gara. Një episod ky që nuk i pëlqeu aspak një tifozi të pilotit finlandez të Ferrarit. Bëhet fjalë për një vogëlush i cili kur pa që Raikkonen braktisi garën, shpërtheu në lotë nga dëshpërimi. Megjithatë këto lotë trishtimi u kthyen menjëherë në alegri për vogëlushin që ishte i veshur me kompletin e Raikkonen. Në xhiron e 25, Vettel bëri një parakalim spektakolar ndaj Bottas dhe ndodhi në të njëjtën kthesë ku Raikkonen u detyrua të lërë garën duke bërë që vogëlushi të pushtohej nga entuziazmi, ndërkohë që më vonë ai u pa edhe në bokse ku takoi edhe pilotin e tij të preferuar, Kimi Raikkonen.
Sfidanti.al