Mjeku i ekipit përfaqësues të Brazilit thotë se ka shumë mundësi se dysheku në krevatin e dhomës së hotelit është “arsyeja”, për shkak të së cilës Marselo doli para kohe nga fusha në ndeshjen me Serbinë. Mbas vetëm 10 minutash që ai kaloi në fushë, Marselo u detyrua që të zëvendësohej, sepse kishte dhimbje në shpinë.
Mjeku Rodrigo Lasmar u shpreh optimist lidhur me pjesëmarrjen e Marselos në ndeshjen e ardhshme kundër Meksikës, të hënën, në orën 16:00.
“Në fakt, është shpejt që të nxjerrim konkluzohet e saktë, por ka mundësi që problemi i Marselos ka të bëjë me dyshekën në krevatin e dhomës së tij në hotel. Marselo po i nënshshtrohet terapisë përkatëse, por e rëndësishme është se ai nuk ka ndonjë dëmtin. Ai kishte disa probleme muskulore, kështu që shumë shpejt ai do të mund të stërvitet”, vuri në dukje mjeku i lartpërmendur.