Duket qartë se Liverpuli dhe Mançester Siti do ta vazhdojnë luftën për titullin e Premier Ligës deri në fund. Kohët e fundit në media jepen deklarata se cili nga këta dy klube do të dalë kampion dhe parashikimin e vet e bëri edhe trajneri legjendar, ser Aleks Ferguson ose Fergi, sikurse i thonë shkurt.
Parashikimin e Fergusonit e zbuloi ish-pjesëtari i përfaqësueses së Republikës së Irlandës, Uollters, që i tha gazetës “Mirror”:
“Ditët e fundit bisedova me Fill Barslin, me të cilin kemi luajtur bashkë te Barnli. Barsli më tha se ai kishte takuar dhe kishte biseduar me Fergusonin që i kishte thënë atij se kampion sivjet do të dali Liverpuli”.
Mendimi i një trajneri të tillë si Fergusoni është i çmuar dhe me siguri që ai i ka gëzuar tifozët e Liverpulit.