E zbulon gazetari italian: Messi refuzoi në mënyrë kategorike Realin në 2013

Reali i Madridit në vitin 2013 tentoi të sillte në kryeqytetin spanjoll Lionel Messi dhe i kishte 250 milionë Eurot për të paguar klauzolën e kontratës të asaj kohe të argjentinasit. Florentino Perez dërgoi emisarët e tij për të parë nëse Messi ishte gati për një kalim të tij në Madrid duke i premtuar edhe një pagë astronomike, por  Messi ua mbylli në fytyre derën të dërguarve të presidentit të Los Blancos duke dhënë një përgjigje që nuk linte vend as për nisje bisedimesh.

Ai që zbuloi këtë prapaskenë ishte gazetari italian Gianluca Di Marzio, specialist në sektorin e merkatos së transferimeve të futbollit në librin e tij ‘Gran Hotel Calciomercato’ teksa zbuloi edhe përgjigjen e argjentinasit

‘Nuk do të shkoj te Reali I Madridit, po humbisni kohë-iu drejtua Messi emisarëve të Perez, madje as nuk deshi të dëgjojë ofertën ekonomike të klubit madrilène. Ky i fundit sipas Football Leaks deshi t’i propozojë Messit një kontratë 8 vjecare me një pagë neto prej 23 milionë Euro në sezon dhe me një klauzolë sipas së cilës klubi pranonte të hiqte dorë nga një pjesë e të drejtave të imazhit të vlerësuar me të paktën 20 milionë Euro në sezon.

Sfidanti.al