Afron El Clasico, Real Madrid do jetë pa Hazard

Eden Hazard nuk do të jetë në El Clasicon mes Barcelonës dhe Realit të Madridit që do të luhet në Camp Noun ë 24 tetor në orën 16:00. Kjo është ajo që bën të ditur ‘Cuatro’ që shton se objektivi i futbollistit të Realit të Madridit është që të riaftësohet plotësisht si në aspektin fizik ashtu edhe atë psikologjik në mënyrë që të kthehet në nivelin maksimal.

Gjithnjë sipas ‘Cuatro’, vetë Zidane e ka miratuar këtë dëshirë të futbollistit teksa kërkon të ketë belgun në versionin më të mirë të tij. Përsa i përket pjesës tjetër të lojtarëve ata po falen rreth Hazard për të cilin shpresojnë që të shpërthejë dhe të shfaqet ashtu sic ndodhte te Chelsea, klubi i tij i mëparshëm.

Sfidanti.al