As Lautaro Martinez e as Neymar; Barcelona nuk mund t’ia lejojë vetes këtë lëvizje në merkato sepse në këtë moment, operacionet për futbollistë me vlerë kaq të madhe në merkato janë thjesht të pamundura. Ky është opinioni i shprehur nga presidenti i La Ligës, Javier Tebas teksa bën një parashikim të merkatos së ardhshme të transferimeve teksa flet për ndryshime të shumta
‘Nuk është e vërtetë që në këtë moment Barcelona po diskuton për blerjen e këtyre dy futbollistëve-tha Tebas-të gjithë klubet tani janë më të përqendruar se kur do të rifillojë sezoni sesa te fushata e blerjeve të futbollistëve. Transferimet nuk janë një prioritet për klubet evropiane në këtë fazë. Të gjitha duan të limitojnë dëmet e shkaktuara nga pezullimi i aktiviteteve. Sot për sot është e pamundur të mendosh për tratativa të tilla’.
Sfidanti.al