Junior Sambie mbetet në gjendje stabël në spital. Mesfushori i Montpellier që rezultoi pozitiv me coronavirus, aktualisht është në gjendje kome artificiale për shkak të infeksionit të rëndë në mushkëri që ka marrë. Futbollisti po luan në spital ndeshjen më të rëndësishme të tij atë për jetën, teksa në moshën 23 vjecare gjendet në terapi intensive.
Agjenti i futbollistit foli për ‘Le Parisien’ teksa theksoi se Sambia është transferuar në një strukture tjetër ku mjekët vendosën ta vinin në koma artificiale.
‘Gjendja e tij është stabël-tha agjenti i Sambia, Frederic Guerra-nuk është përkeqëuar, por as nuk është përmirësuar. Situata është e vështirë. Për 3 ditë pati probleme me tretjen, si gastroenteritis. Të martën shkoi në spital, më pas gjendja e tij e mushkërive u përkeqësua. U kthye në spital dhe u transferua në një strukturë tjetër ku e vendos ta vinin në koma’.
Sfidanti.al