Përfaqësuesja gjermane i zhgënjeu tifozët e saj në ndeshjen e parë që zhvilloi në kampionatin botëror të Rusisë, duke u mundur 0-1 nga homologia meksikane. Në fakt, që në fillim të ndeshjes dhe deri në fund të saj dukej se “manshafti” (skuadra gjermane) kishte diçka që nuk shkonte. Meksikanët e shfrytëzuan këtë dhe në pushim shkuan me epërsinë e një goli, kurse gjermanët sado që u përpoqën gjatë të gjithë pjesës së dytë, nuk arritën as që ta barazonin ndeshjen, duke pësuar humbje që në ndeshjen e parë.
Në fytyrën e trajnerit gjerman, Joakim Lëv, dallohej një dozë e madhe zemërimi, duke qenë se reparti më i dobët, në fakt, ishte mbrojtja që bëri shumë gabime, ndërkohë që edhe sulmi dështoi, pasi atij para portës meksikane iu krijuan shanse, por lojtarët gjermanë nuk ishin në gjendje që të shfrytëzonin, të paktën, njërin prej tyre.
“Pjesën e parë, ne, më të vërtetë, e zhvilluam mjaft keq, ndërkohë që nuk qemë në gjendje që të tregonim stilin tonë të lojës në sulm me pasime. Në pjesën e dytë, ne ushtruam presion, por meksikanët u mbrojtën mirë. Ne e goditëm disa herë portën, por nuk kishim fat, Është e vërtetë se ne jemi të zhgënjyer, por, tani, duhet ta harrojmë dështimin e parë dhe të shohim përpara, ne duhet ta fitojmë patjetër ndeshjen e dytë nga Suedisë, megjithëse do të ndodhemi përballë një presioni të madh”, vuri në dukjo Joakim Lëvi, duke shtuar se “dukej sikur dikush na kish marrë sysh”!.
Sfidanti.al