E dyta herë këtë sezon që Halandi s’ka gol ose asist, sërish ndaj Liverpulit

I ndodhi në finalen e Superkupës së Anglisë, të humbur 1-3, i ndodhi edhe mbrëmjen e kaluar në “Anfild”. Erling Halandi nuk është nga ata lojtarë që të “dredhin zinxhirin” nëpër ndeshje, por që të shënojë gola e të shërbejë asistë, por këtë herë nuk ia doli. Ndaj Liverpulit në Premier Ligë, ylli i shkëlqyer norvegjez mbeti “thatë” në humbjen 0-1, as nuk shënoi dhe as nuk ndihmoi shokët për të shënuar.  Kjo ishte ndeshja e dytë këtë sezon që ai nuk ia del, dhe sfida e kaluar ishte sërish ndaj Liverpulit, pikërisht në finalen e Superkupës. Dy ndeshje me të kuqtë, dy humbje, dhe asnjë kontribut!

Sfidanti.al