E bujshme! Do te kete shkembim Zidan-Alegri?

E ardhmja e Masimiliano Alegrit mund te jete larg Juventusit. Ne median italiane po komentohet nje largim i mundshem i trajnerit livornez pikerisht ne drejtim te Realit te Madridit per te zevendesuar Zinedin Zidan qe dite me pare dha doreheqjen nga skuadra e Realit te Madridit.

Gjithnje sipas medias ne Itali eshte zhvilluar nje takim mes perfaqesueseve te Alegrit dhe drejtuesve te Realit te Madridit per mundesine e realizimit te ketij transferimi e te nje shkembimi me Zidan.

Nje levizje kjo qe sipas ‘Tuttosport’ nuk do te behet sezonin tjeter, por ne nje te ardhme te afert. Te shohim se çfare do te ndodhe.

Sfidanti.al