Nejmar Jr eshte shnderruar ne objektivin kryesor te merkatos se Realit te Madridit dhe tashme e ka mesuar çmimin e kartonit te tij. Presidenti i Paris Sen Zhermen, Naser Al Kelaifi ne disa raste ka deklaruar se largimi i sulmuesit brazilian eshte i pamundur, por ne te vertete klubi transalpin kerkon te pakten 400 milione Euro per te.
Perpara disa javesh emisare te Realit te Madridit u takuan me babain e futbollistit dhe 2 avokate per te pare mundesine e ketij transerimi. Ne kete takim, perfaqesuesit e ‘Los Blancos’ i shfaqen babait te Nejmar interesin per blerjen e futbollistit dhe se jane gatibte paguajne shifren e 400 milione Eurove per te bindur Paris Sen Zhermen qe te lejojne kalimin e Nejmar ne kryeqytetin spanjoll.
Reali i Madridit e di shume mire qe Nejmar deshiron te luaje me kete skuader ashtu sikurse edhe Florentino Perez e deshiron ta kete ate ne skuader. Per me teper qe nga ardhja e Bejl ne 2013, Reali i Madridit nuk ka bere asnje blerje Galaktike dhe Nejmar eshte i perzgjedhuri per ta shnderruar ate ne liderin e skuadres pas eres Ronaldo.
Sfidanti.al