Dinamo e Zagrebit e shet portierin e vet në Francë për 9 milionë euro!

Dinamo e Zagrebit ka vite që konsiderohet në Ballkan si një nga klubet më të mirë dhe më të organizuar, gjë që konfrimohet edhe në pjesëmarrjet e saj të vazhdueshme në konkurrimet evropiane dhe transferimet fitimprurëse.

Ndërkohë që të gjithë presin një transferim rekord të yllit kryesor të Dinamos, spanjollit Dani Olmo, ky klub kroat njoftoi se ka pranuar ofertën për shitjen e portierit të vet, Dominik Livakoviç, me një vlerë prej nëntë milionë eurosh.

Gazeta kroate “Sportske Novosti” shkruan se Monpelie ka disa kohë që po e ndjek Livakoviçin dhe se oferta e fundit që ka dëgruar ky klub francez prej nëntë milionë eurosh në “Maksimir” u pranua nga Dinamo e Zagrebit, ndërkohë që oferta e parë prej gjashtë mlionë eurosh ishte hedhur poshtë nga klubi i lartpërmendur kroat.

Sfidanti.al