Dimarco përshëndet Zhangun

Federico Dimarco ka përshëndetur dhe falënderuar Steven Zhang, tashmë ish-president i Inter-it, pas ndryshimit të pronësisë së klubit nga Suning në Oaktree. Në një postim në rrjetet sociale, mbrojtësi i “zikaltërve” deklaron se nuk do ta harrojë kurrë se çfarë ka bërë Zhang për të dhe për klubin.

“Faleminderit Steven. Nuk do ta harroj kurrë atë që bëre për mua dhe për ngjyrat tona. Të gjithë së bashku e kthyem Inter-in atje ku meriton të jetë dhe kjo do të mbetet përgjithmonë“-shkruan Dimarco.

sfidanti.al