Përpara se të bëhej zyrtare, historia e dashurisë mes Diletta Leottës dhe Can Yaman pushtoi faqet e para të të gjitha mediave të kronikave rozë. Presioni mbi ciftin u rrit gjithnjë e më shumë, por pavarësisht zërave destabilizuese, Dileta dhe Can vazhdojnë të jetojnë lidhjen e tyre në mënyrë privatë, larg prozhektorëve.
Ndërkaq, e përjavshmja ‘Di Piu’ së fundi publikoi një foto ku shfaqet Can Yaman në tarracën në banesën e Diletta Leottës në Milano. Imazhet u morën në orët e paradites; moderatorja del për të lexuar dhe kur Can zgjohet e arrin bukuroshen dhe I uron mirëmëngjesin në mënyrë shumë të ëmbël dhe pasionante. E puth, e më pas I merr fytyrën me të dy duart dhe e puth përsëri. Pas kësaj prove a do të ketë më skeptikë që të thotë se dashuria e tyre është false?
Sfidanti.al