Diego Forlan i thotë lamtumirën futbollit të luajtur. Sulmuesi urugiajan që tashmë është 40 vjec konfirmoi tërheqjen e tij duke mbyllur një karrierë 21 vjecare të suksesshme në Evropë dhe Uruguajin me të cilin ka fituar një Copa America si dhe arriti në gjysmëfinale te Botërorit 2010.
Në një intervistë për ‘Telemundo’, Diego Forlan tregoi për ndjesinë e këtij momenti. ‘Nuk ishte aspak e lehtë, nuk doja që të vinte ky moment, por e dija që kjo do të ndodhte-tha Forlan-vendosa që të lë futbollin e luajtur’.
Forlan theksoi se edhe pse mori një ofertë për të vijuar, ai vendosi që të varë këpucët në gozhdë. ‘Përpara pak kohësh mora një ofertë për të luajtur, por unë kërkoja justifikime-vijoi Forlan-u bëra më selektivb dhe u bë më e vështirë. E dija që po vinte momenti. Lindja e Luz dhe Sesar u bënë prioriteti im edhe pse kisha oferta për të luajtur jashtë. Nuk kam pendesë për asgjë, në të mirë apo në të keq pasi më bënë ky që jam sot. Nuk e shoh këtë si punë, është një privilegj për mua’.
Keqardhja e Forlan është se mbyllja e karrierës nuk u bë te Penjaroli. ‘Do të ishte dicka e bukur të mbyllja karrieren time te Penjarol, por kjo nuk ndodhi-tha Forlan-bisedimet nuk shkuan mire. Do të më pëlqente shumë, e shihja këtë me sy të mirë’.
sfidanti.al