Ozil drejt DC United, klubi i MLS e kërkon të zëvendësojë Runin

Nuk ka asnjë dyshim që Uejn Runi do të lërë një boshllëk të madh në radhët e DC United. Sulmuesi anglez vendosi të lërë kampionatin amerikan për të vijuar karrierën e tij te Derbi Kaunti në rolin e lojtarit-trajner në Championship në Angli. Kjo ka bërë që skuadra nga Uashingtoni të mos humbasë kohë dhe të nisë kërkimet për gjetjen e zëvendësuesit të tij dhe në fakt e ka vënë një futbollist në shënjestrën e saj; bëhet fjalë për mesfushorin gjerman të Arsenalit, Mesut Ozil.

Sipas gazetarit të ‘Washington Post’, Stiven Goff përfaqësuesit e futbollistit do të takohen me ata të DC United javën e ardhshme, ndërkohë që nga ESPN vijnë lajme se në të vërtete bisedimet në lidhje me këtë transferim kanë filluar prej rreth 1 viti.

Tashmë vlera e kartonit të Mesut Ozil sipas Transfermarkt është 25 milionë Euro dhe DC United do t’i duhet të investojë shumë para për të siguruar shërbimin e Ozil që tashmë në moshën 30 vjecare mund të shtojë radhët e yjeve të futbollit botëror në Major League Soccer. për momentin Ozil vazhdon të jetë pjesë e Arsenalit ku u transferua në vitin 2013 duke lënë Realin e Madridit. mesfushori gjerman ka luajtur 19003 minuta me fanelën e Topcinjve duke shënuar 43 gola e duke dhënë 74 pasime për gol

sfidanti.al