Ish-sulmuesi i njohur i Manchester United, Diego Forlan, është dërguar me urgjencë në spital pas një dëmtimi serioz që pësoi gjatë një ndeshjeje të kampionatit për veteranë në Uruguai. 46-vjeçari, që aktivizohej me skuadrën e Old Boys në ndeshjen ndaj Old Christians, u përplas fort me një kundërshtar dhe ra në tokë me dhimbje të mëdha.

