Diego Costa feston me fanelën nr.19 të Atletico Madrid duke dhënë një tjetër sinjal të kthimit të tij te skuadra iberike ku ai shpërtheu si futbollist. Braziliani i natyralizuar si spanjoll publikoi në rrjetet sociale videon e një feste në Lagarto qytetin e tij të lindjes në Brazil i veshur me fanelën e ‘Los Colchoneros’. Madje 27 vjecari preferoi të japë edhe një mesazh trajnerit Conte me të cilin raportet kanë pushuar së ekzistuari dhe këtë e ka bërë nëpërmjet shoklut të tij të skuadrës te Chelsea dhe kombëtarja spanjolle, Cesc Fabregas të cilit i shkruante; ‘Jepi një përqafim Contes’
sfidanti.al