Diego Costa elozhe për Suarez: Është shumë i mirë, njëri do godasë, tjetri do kafshojë

Diego Costa ishte autori i golit të parë të Atletico në La Liga që i shërben atij edhe për të shfaqur një lloj revanshi. Skuadra e Simeones shkatërroi 6-1 Granadën dhe sulmuesi i ‘Los Colchoneros’ foli për fitoren në një intervistë për Movistar+

Gazetari: Nuk mund të kërkosh më shumë për debutimin..

Diego Costa: E vërteta është se ka shumë rëndësi ta nisësh duke fituar dhe të shënosh shumë gola është akoma më mirë, jep shumë besim. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu

Gazetari: Si u ndjeve në fushë? Ishte një ndeshje si ajo e një revanshi

Diego Costa: Duhet të shfrytëzoj rastet, shpresoj që dëmtimet të më respektojnë dhe të luaj seri ndeshjesh. Këtë sezon mund të ndodhë gjithcka, e rëndësishme është të jesh gati, të shënosh gola

Gazetari: Ke shumë konkurencë në sulm..

Diego Costa: Po, kur fituam tituj kishim në skuadër futbollistë të mëdhenj; Villa, Adrián, Raúl García. Sot ikin 5 lojtarë, por vijnë 5 të tjerë të një niveli të lartë. Konkurenca është e pastër, jemi shokë..

Gazetari: A të cliroi ky gol?

Diego Costa: Klubit ia kam bërë të qartë cfarë mendoj. Kam  dëgjuar se donin të më shisnin, thashë se klubi vendos për të ardhmen. Unë nuk kam dashur të luftoj për të qenë barrë këtu, fola me drejtuesit e klubit dhe trajnerin nëse do të qëndroj do të luftoj dhe nëse nuk do të kem probleme me dëmtimet do të jem; nëse ata duan që unë të largohem, do të jem në dispozicion

Gazetari: Të pëlqen Luis Suarez?

Diego Costa: Është shumë i mirë, njëri kafshon , tjetri godet. Kemi Luis Suarez për fatin tonë. Nuk e kuptoj sesi Barcelona e la të ikte. Do të na ndihmojë me golat e tij në fushë dhe shpirtin luftarak e dëshirën e tij për të fituar tituj. Shpresojmë që t’i dedikojmë ndonjë titull tifozerisë sonë’.

Sfidanti.al