Degjoni fjalet e Pipo Inzagit që shenon, por me batuta: “Unë në karrierën time i kam shënuar vetëm një gol Barcelonës në karrierë, ndërsa ky 23-vjeçar i shënon dy brenda një nate. Të dy golat ishin njëri më i bukur se tjetri, ndonëse më duhet të nënvizoj se nuk arrij ta konceptoj se si mbrojtësit e Barcelonës i lënë aq shumë hapësirë një sulmuesi si ai.
Paulo është një ‘vrasës’, të cilit nëse i lë hapësirë të asfalton. Komplimente Juventusit për ndeshjen, sepse realisht ajo fitore e marrë prej tyre është një sinjal se jo vetëm nuk kanë frikë nga asnjë, por në të njëjtën kohë kanë shanse që ta fitojnë realisht Champions-in sivjet, aq më shumë me një Dibala në formë të tillë”.