Dhimbje koke për Anglinë e Sauthgejtit : a do të jetë në fushë Dele Ali?

Një nga lojtarët kryesorë të Anglisë, Dele Ali, u dërmua në ndeshjen e parë të saj me Tuniznë, kështu që ende nuk dihet, nëse ai do të luajë në ndeshjen e dytë apo atë do ta zëvendësojë Ruben Loftus-Çik. Media angleze shkruan se Dele Ali nuk u paraqit në seancën e fundit stërvitore të mëngjesit dhe ka shumë mundësi që ai të mos luajë në ndeshjen ndaj Panamasë. Ky do të jetë një problem i madh për Anglinë, sepe Dele Ali është një lojtar kyç dhe mungesa e tij mund të ndjehet, pavarësisht se kush do të zëvendësojë.

Anglia në ndeshjen e parë mundi 2-1 Tunizinë dhe, nëse ajo do të fitojë edhe ndaj Panamasë, sikurse edhe pritet, atëherë, ajo do të mund ta kalojë fazën e grupeve.

Sfidanti.al