Isko shfaqet në qendër të vëmendjes, i puth dorezat De Geas!

Mesfushori i Spanjës, Isko, dhe portieri David de Gea u gjenden në qendër të vëmendjes mbas përfundimit të ndeshjes mes Spanjës dhe Iranit. “Furia e kuqe”, ç’është e vërteta, hoqi shumë sa arriti deri te fitorja 1-0 ndaj Iranit. Sesa i gëzuar ishte Isko mbas përfundimit të ndeshjes, e tregoi veprimi i tij mbasi u dëgjua vërshëllima e fundit e bilbilit të gjyqtarit, pasi ai iu afrua portierit të vet, De Gea, dhe i puthi atij… dorezat! Video me këtë pamje u bë, brenda një kohe të shkurtër, një hit i vërtetë në rrjetet sociale.

Në fakt, në pjesën e dytë, iranianët patën disa raste të shkëlqyer dhe mund ta fitonin pa asnjë problem një pikë, por duhet të theksohet se portieri spanjoll, De Gea, në ndryshim me ndeshjen e parë me Portugalinë, kësaj here ishte shumë më i sigurt dhe bëri disa pritje të shkëlqyera, kështu që nuk përbën habi që Isko i puthi atij dorezat.

Sfidanti.al