Duket se dëmtimi që pësoi Kristiano Ronaldo gjatë ndeshjes mes Portigalisë dhe Serbisë, ka një natyrë më serioze sesa u duk në fillim, kështu që ka shumë mundësi që asi portugez të mos luajë dot në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve me Ajaksin në Amsterdam më 10 prill.
Media italiane vë në dukje se trajneri i bardhezinjve, Masimo Alegri, dhe presidenti i klubit, Andrea Anjeli, kanë rënë dakord se nuk ia vlen që për një ndeshje të rrezikohet i gjithë sezoni.
“Të hënën,sot,Kristiano do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor suplementar, por, sidoqoftë, vështirë se ai do të luajë në ndeshjen e parë kundër Ajaksit. Ai e di edhe vetë se unë nuk do ta përfshij atë në formacion, nëse ai nuk do të jetë fizikisht gati 100 për qind. Nuk dua që të rrezikoj të gjithë sezonin për një ndeshje”, deklaroi Alegri.
Sfidanti.al