Mallkimi i dëmtimeve vazhdon të përndjekë Gareth Bale. Futbollisti uellsian që nuk do të jetë në dispozicion të Chris Coleman në ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Botërorit 2018 me prfaqësuesen e tij, do të jetë i detyruar të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 1 muaj dhe shkak për këtë u bë dëmtimi i radhës në këmbë, një dëmtim ky që ishte i ndryshëm nga ai që pengoi të luajë ndaj Espanyolit në kampionat . 28 vjecari iu nënshtrua menjëherë ekzaminimeve mjekësore ngu ku rezultoi ky problem i ri për Gareth Bale. Mungesa e Bale do të jetë një goditje e rëndë për shpresat e Uellsit për kualifikimin direkt në fazën finale të Botërorit të Rusisë. Aktualisht Uellsi ndodhet në vendin e dytë në Grupin D të kualifikueseve, me 4 pikë më pak se Serbia kryesuese, një pozicion ky që gjithsesi i jep mundësinë kësaj skuadre të luajë në Kupën e botës.
Sfidanti.al