Karim Benzema prej 2 vitesh nuk grumbullohet në përfaqësuesen franceze dhe kjo për shkak të dyshimeve që e rrethojnë për përfshirjen në skandalin e shantazhit ndaj Valbuenës për një video erotike. Për situatën e futbollistit të Realit të Madridit foli edhe Raphael Varane në një intervistë për ‘L’Equipe’ në prag të ndeshjes që Blutë do të luajnë ndaj Bullgarisë. ‘Komunikoj rregullisht me Benzema-tha Varane-po bëhem avokati i tij më duket. Karim është një futbollist i madh. Me të flas padyshim për kombëtaren sepse ai vazhdon ta ndjekë atë . Por situata është kjo që është. Nuk kam cfarë shtoj më’. Vlen të theksohet se Benzema , pak muaj më parë e kritikoi vendimin e Deschamps për të mos e thirrun nën urdhrat e tij në ndeshjet e përfaqësueses franceze.
Sfidanti.al