Turqia befasoi sensacionalisht botën e futbollit, duke mundur fare lehtësisht 2-0 Francën kampione botë, madje mund të fitonte edhe më thellë, por, falë disa pritjeve spektakolare të portierit Hugo Loris, Franca shpëtoi nga një humbje edhe më turpëruese. Nuk është fjala se Franca u mund nga Turqia, por e mjerë ishte loja e francezëve që asnjëherë nuk sulmuan rrezikshëm në drejtim të portës turke. Dhe më e bukura është se trajneri Didie Deshamp nxori në fushë pothuajse të njëjtin formacion që mundi 4-2 Kroacinë në finale të Kupës së Botës dhe fitoi Botërorit e Rusisë.
Trajneri Deshamp sigurisht që nuk mund të ishte i kënaqur nga performanca e dobët e lojtarëve të vet në ndeshje që ndoshta ishte nga më të keqiat gjatë 20 viteve të fundit:
“Kur zhvilloni një lojë të tillë, nuk keni se përse të prisni ndonjë rezultat pozitiv. Ne nuk luajtëm në nivelin e duhur kundër një ekipi që luan sipas mënyrës së vet. Me të vërtetë, dukej sikur ne nuk ishim fare në fushë. Kjo humbje është një shuplakë e fortë për neve dhe këtë ndeshje ne duhet ta analizojmë hollësisht. Përshëndetje Turqise, kurse ne do të kthehemi përsëri”.
Sfidanti.al