Pasi mbylli mes lotesh aventuren e tij me Lazion, Stefan De Vraj leshoi deklaraten e tij te pare si lojtar i Interit dhe kete e ka bere ne nje interviste per median holandeze.
‘Kam firmosur nje kontrate 5 vjeçare me Interin. Mezi po pres te filloj kete aventure-tha De Vraj i cili permendi edhe ndeshjen e fundit te kampionatit pikerisht ndaj Interit-ne prag te asaj ndeshjeje u thashe drejtuesve te skuadres se kisha parandjenjen se nuk do te luaja mire, por me thanr se duhet te isha ne fushe dhe une u perpoqa te beja me te miren time’.
De Vraj pranoi se ka pasur oferta te reja por ai preferoi kalimin te Interi.
‘Nga te gjithe klubet qe me kerkuan, projekti i Interit ishte ai qe me bindi me shume-vijoi De Vraj-jam gati per nje sfide te re dhe Interi e beri oferten e tij. Te Lazio kam perjetuar vite te bukura. Mendoj se kemi bere shume gjera te mira pervec objektivit te fundit; kualifikimin ne Champions League’.
Sfidanti.al