Fjala e Mesit: “Tmerrohem kur shkoj shitoreve me Antonelën”!

Po të kishte qenë për të, nuk do ta kishte bërë kurrë. Do t’i kishte thënë ndonjë miku, apo dikujt që do ta paguante vetëm për atë punë, “të lutem, shko në shitore e më bli këto gjëra”. Lionel Mesi ka një hall të dyfishtë me pazarin, atë të burrit që nuk pëlqen të shëtisë dyqaneve, dhe atë të yllit më të madh të futbollit që nuk mund të bëjë një jetë normale si çdo njeri i zakonshëm.

“Më çahet t… nëse duhet të shkoj për të blerë, – shprehet ai, me zhargonin e një futbollisti tipik, – ama tmerrohem kur duhet të shoqëroj Antonelën”. Në këtë rastin e fundit, nuk mundet të vrapojë shpejt e shpejt, të blejë ato që i duhen, të ulë kokën dhe të largohet me vrap. Në krah të gruas, kjo nuk mund të bëhet, por si pasojë vijnë kërkesat për autografe, për fotografi, apo thjesht për të takuar tifozë dhe admirues. Vërtet, një problem i madh.

Sfidanti.al