Nuk mund të ketë gjithnjë Luka Modriç, por “fabrika” vazhdon të punojë. Dinamo e Zagrebit e shfrytëzon më së miri shkollën e saj të futbollit dhe lidhjet historike me tregun europian duke prodhuar të ardhura. Transferimi më i fundit, ai i të riut Ante Çoriç, që do të veshë fanelën e Romës këtej e turje. Klubi i Serisë A mësohet se ka paguar 7 milionë euro për kartonin e sulmuesit, ndërsa do të ketë edhe pagesa të tjera në bazë të arritjeve.
Kjo ndodh vetëm dy vjet pasi Dinamo transferoi Marko Pjacën tek Juventusi për plot 23 milionë euro, duke qenë kjo shitja më e shtrenjtë në historinë e klubit kroat. Në të kaluarën, Luka Modriç shkoi tek Totenhemi për 16.5 milionë paund stërlina (rreth 21 milionë euro), Mario Manxhukiç tek Volfsburg për 7 milionë euro, Eduardo tek Arsenali për 7.5 milionë paund (rreth 10 milionë euro) apo Vedran Çorluka për 8 milionë paund (rreth 11 milionë euro) tek Mançester Siti.
Sfidanti.al