Matejs De Ligt bëri që të krijohet një ankand për të ku morën pjesë Barcelona, Paris Sën Zhermen dhe Juventus me Zonjën e Vjetër që në fund duket se e ka fituar këtë garë. Por ai që përfiton më shumë nga ky transferim i qendërmbrojtësit është pikërisht agjenti i tij, Mino Raiola
Sipas ‘Corriere Torino’ Ajaksi do të përfitojë nga Juventusi 80 milionë Euro, 5 milionë më shumë nga ajo që i ofron Barcelona me lojtarin që do të firmosë një kontratë me 12 milionë Euro në sezon, por ajo që të bën përshtypje në këtë cështje është shifra që shkon në llogaritë bankare të Mino Raiolës
Agjenti i De Ligt në të vërtetë do të përfitojë 11 milionë Euro në formën e komisioneve për këtë transferim. Vlen të theksohet se Zhorzh Mendes, agjenti i Kristiano Ronaldos, i siguroi 12 milionë Euro në komisione për transferimin e portugezit pikërisht te kampionët e Italisë.
Por jo vetëm kaq De Ligt pritet të ketë në kontratën e tij një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 150 milionë Euro. ndërkaq, pritet që shumë shpejt pritet të zyrtarizojë transferimin e De Ligt që do të jetë blerja e 4 e Juventusit pas Aron Ramsejit, Lorenco Pelegrinit dhe Adrien Rabiot.
sfidanti.al