Aurelio De Laurentis hap dyert e Napolit për zlatan Ibrahimovic. Padroni I klubit italian foli nga Salzburgu në prag të ndeshjes së skuadrës së tij me austriakët e Red Bull Salzburg duke bërë që tifozët të ëndërrojnë.
‘Ibrahimovic? Është një mik e njoha në Los Anxheles sepse ishin në të njëjtin hotel-tha De Laurentis-e ftova në darkë me bashkëshorten dhe fëmijët dhe kaluam një mbrëmje të mrekullueshme. Mund të jetë një dëshirë e imja që ta shoh me fanelën e Napolit, gjithcka varet prej tij’.
Duke lënë mënjanë ëndrrën Ibrahimovic, De laurentis foli për dyshen Mertens-Kajehon kontrata e të cilëve mbyllet në 2020 duke mos ngurruar t’I thumbojë ata.
‘E kam bërë një propozim për rinovimin e kontratave-tha De Laurentis-për mendimin tim ata janë super të paguar për moshën që kanë. Nëse duan të largohen diku tjetër, unë nuk do të dal kundër. U kam thënë se u konfirmoj pagën që kanë aktualisht, por do të flasim’.
Sfidanti.al