Dagllas Kosta shokon me rrefimin e tij: Me Gremion humbem qellimisht, ndryshe do te kishim vdekur

Dagllas Kosta zbulon nje episod shokues nga e kaluara e tij ne kampionatin brazilian te futbollit dhe kete e ben ne nje interviste per kanalin YouTube ‘Pilhada’.

Futbollisti i Juventusit tregon se kur ishte pjese e Gremios, skuadra e tij u detyrua te humbase sfiden ndaj Flamengos per te penguar Internasionalin te fitoje titullin ne vendin amerikano latin.

‘Luajtem me futbollistet rezerve, pas 45 minutave te para shenuam gol dhe rezultati ishte 1-1-tregon Dagllas Kosta-ne fillimin e pjeses se dyte erdhi lajmi se me kete rezultat Internasional do te ishte kampion i Brasileiros. Beme ndryshime dhe une vrapoja sa nga njera ane e fushes ne tjetren por pa iu afruar portes. Ishte nje ndeshje e veshtirrle per t’u luajtur. Nuk mund te jepja maksimumin tim dhe ishte diçka e shemtuar, por duhet te luaja per te mos fituar’.

Sipas Dagllas Kostes ne loje ishte jeta e futbollisteve te Gremios.

‘Ne fund rezultati ishte 2-1 per Flamengon dhe te gjithe ishin te lumtur-vijon rrefimin e tij Dagllas Kosta-a na ishte dhene urdher te humbisnim? Eshte normale qe drejtuesit e skuadrave te zbresin ne dhomat e zhveshjes per te vizituar lojtaret perpara nje ndeshjeje kaq te rendesishme. Flamengo luftonte per titullin dhe Marakanaja ishte plot e per plot. Na thane se mund te benim cfare te donim, por pergjegjesia do te ishte e jona. Na thane se nese fitonim, njerezit do pushtonin aeroportin dhe nuk do na linin te niseshim. Na thane se tifozet e Gremios do na vrisnin. Dhenia e titullit skuadres se Internasionalit do te ishte nje njolle ne historine e Gremios. Shkoi mire keshtu. Po te kishim mundur Flamengon do te ishim te vdekur’.

Sfidanti.al