Honda beri prezantimin e motorit te ri RC213V ne prag te Boterorit te MotoGP e ketij viti ku do te kerkoje te konfirmohet si forca e pare e ketij kampionati. Marm Markez do te jete piloti per t’u mundur me spanjollin qe deklaroi se ka ende shume pune per t’u bere deri ne fillimin e kampionatit.
‘Deri tani kemi kryer 2 teste dimerore qe shkuan mjaft mire-tha Markez-edhe ne Katar do te punojme shume per te marre sa me shume informacione per te qene plotesisht gati ne garen e pare te kampionatit te ri. Edhe kete sezon do te luftojme per te fituar titullin dhe duam te dhurojme spektakel per te apasionuarit’.
I kenaqur dhe optimist per sezonin e ri eshte shfaqur edhe piloti tjeter i Hondes, Dani Pedrosa.
‘Testet qe kryem ne Tajlande rezultuan pozitive-tha Pedrosa-deri tani duket se gjithçka po shkon mire. Por do te kuptojme me shume ne Katar, ku kushtet do te jene krejt te ndryshme nga ketu. Jam krenat qe do te garoj edhe nje sezon me Honda Repsol dhe jam gati te jap maksimumin per te tentuar te rivalizoj me me te miret’.
Sfidanti.al