Cristiano Ronaldo, stërvitje në pritje për t’u bashkuar me Juventusin

Në pritje të rikthimit në fushën e lojës të Cristiano Ronaldos, stafi mjekësor i Juventusit po përgatit dokumentacionin që do t’i dërgojë UEFA, një javë përpara ndeshjes me Barcelonën sic përcaktohet në protokoll për të treguar se portugezi është asimptomatik. Por Ronaldo duhet të jetë negativ në testin e radhës që të marrin OK nga UEFA për ndeshjen e Ligës së Kampioneve.

Ndërkaq, Ronaldo në profilin e tij në Instagram ku u tregoi ndjekësve të tij stërvitjet në banesën e tij, një mundësi kjo edhe për t’u treguar look-un e ri të tij me flokët e tij të qethur thuajse zero. Bëhet fjalë për një stërvitje në bicikletë në pritje të rezultatit të tamponit që është parashikuar të premten në përfundim të  10 ditëve të izolimit dhe nëse nuk do të ketë më shenja të pozitivitetit, do të mund të luajë në kampionat ndaj Veronës.

Sfidanti.al