Covidi rishfaqet te Juventusi dhe ai që u bë ‘viktimë’ e tij ishte Matthijs De Ligt. lajmi u konfirmua nga vetë klubi bardhezi nëpërmjet një komunikate ku theksonte se qendërmbrojtësi holandez hyri menjëherë në izolim. De Ligt është rasti i tretë me coronavirus te Juventusi i regjistruar brenda një jave. Përpara sfidës me Milanin rezultuan të prekur nga Covid-19, Alex Sandro dhe Juan Cuadrado. De Ligt ishte titullar në sfidën e San Siros e fituar nga Juventusi 3-1. Skuadra iu nënshtrua një testimi të dyfishte edhe ditën e ndeshjes dhe De Ligt rezultoi negativ në të dy testet e kryera.
Pozitiviteti i De Ligt ndryshon planet e trajnerit Pirlo për sfidën e mbrëmjes ndaj Sassuolos me trajnerin që do të duhet të zëvendësojë De Ligt dhe vendin e tij mund ta marrë Chiellini me Demiral dhe Bonuccin për të plotësuar linjën me 3 mbrojtës
‘U informuam menjëherë nga klubi-tha Roberto Testi, drejtor i Departamentit të parandalimit në Agjencinë Rajonale sanitare të Torinos-në rezulton se futbollisti është mirë dhe në izolim. Situata është nën kontroll dhe nuk ka vatër të Covidit’.
sfidanti.al