Francesco Totti ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ish kapiteni i Romës iu nënshtrua testit me tampon pasi pati një temperaturë të lehtë she shfaqi shenja lodhjeje. Sipas të përditshmes ‘Corriere Della Sera’ edhe bashkëshortja e tij, Ilary Blasi është prekur nga coronavirus, por ajo është asimptomatike.
Lajmi i pozitivitetit të Francesco Tottit u konfirmua nga agjencia italiane e lajmeve ANSA nga një burim shumë pranë ish futbollistit. Në 12 tetor, Totti humbi të atin, Enzo nga Covid-19, i cili kishte edhe patologji të tjera. Edhe nëna e tij ishte prekur nga coronavirusi, por në një gjendje më të lehtë.
Sfidanti.al