Coronavirusi ndal orën e futbollit, luhet vetëm në Bjellorusi

Futbolli botëror është si një orë pa akrepat e saj që ia ka hequr coronavirusi. Pandemia ka gjunjëzuar një botë të tëre dhe ka ndalur futbollistët rthuajse në të gjithë planetin, të fundit në radhë ishin ata që aktivizohen në kampionatin Australian. Për momentin I vetmi kampionat që po zhvillohet rregullisht është ai bjellorus, ndërkohë që për Ligat e tjera ka shumë pasiguri për rifillimin e tyre. Ja cilat janë datat zyrtare të ristartit për momentin:

AFRIKE-përsa u pëket shteteve afrikane, për momentin shumë kampionate janë shtyrë për një kohë të pacaktuar, ndërsa të tjerat e kanë fiksuar datën e rifillimit në mesin e prillit dhe të majit

AZI –përvec kampionatit Indian që është mbyllur tashmë, të gjithë të tjerët janë shtyrë për një datë të pacaktuar, ndërsa në Japoni me optimizëm kanë fiksuar rifillimin në 2 prill

AMERIKA QENDRORE DHE VERIORE-Në Kosta Rika, rifillimi I kampionatit është caktuar në 19 prill, ndërsa MLS nuk do të nisë përpara 10 majit, kurse turne të tjerë nuk kanë fiksuar ende një datë

AMERIKA E JUGUT-kampionati argjentinas është ndalur deri të paktën në 31 mars, ndërsa ai brazilian, kolumbian dhe ekuadorian për momentin ende nuk kanë përcaktuar një datë

EVROPA – pervec Bjellorusisë që po e zhvillon kampionatin sikur të mos ketë ndodhur asgjë dhe me dyer të hapura, turnetë e tjerë janë ndërprerë. Serie A dhe Bundesliga kanë fiksuar për momentin rifillimin e tyre në fundjavën e parë të prillit. Premier League është shtyrë deri në 30 prill ashtu sikurse edhe liga zvicerane dhe ajo skoceze. La Liga dhe Ligue 1 janë ndalur për një kohë të papërcaktuar ashtu sikurse edhe shumë kampionate të tjerë. Ndërsa në Suedi, Norvegji dhe Letoni është shtyrë fillimi I sezonit

Sfidanti.al